Kosova ka shënuar fitoren e parë në kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës në basketboll.
Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
”Dardanët” shënuan fitore me rezultat final 83:76.
Më të dalluarit në fitoren e Kosovës ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë e Dardan Berisha me 19 sosh.
Ndeshjen e dytë në këto parakualifikime, Kosova e zhvillon ndaj Azerbejxhanit me 25 shkurt.

