Telenews

Kosova paraqitet me simbole shtetërore në Spanjë

Ekipi i Kosovës në automobilizëm është paraqitur të mërkurën me simbole shtetërore në ceremoninë hapëse të “FIA Motor Sport Game” që do të mbahet deri më 27 tetor në Valencia të Spanjës.

Kosova në Valencia do të paraqitet me shtatë garues, dy në auto sllallom me vetura elektrike, dy në karting sllallom, dy në E-Sport dhe një drift.

Në Spanjë do të paraqiten 700 garues të 85 shteteve përfshirë edhe Kosovën. Do të jenë 26 disiplina.

Në E-Sport, Kosova prezantohet edhe nga Baran Karabeg, i cili do të garojë në E-Sport F4.

Genc Macula e Dashurie Sefa do të garojnë në sllallom me vetura elektrike.

Rion Tytynxhiu e Rubina Krasniqi e përfaqësojnë Kosovën në karting sllallom, ndërsa Dion Kajtazi në drift.

Ndërkohë, Drilon Ahmetaj do të garojë në Esports GT.

Të ngajshme

Valencia synon transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit –

KushtrimGuraj

Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League –

KushtrimGuraj

“Këtë herë ishte më e lehtë”, Flick tregon pse e largoi Yamal-in pas dy golave –

KushtrimGuraj