Dardanët kanë vazhduar me përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj Shqipërisë, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Ndeshja ndaj Kuqezinjve do të zhvillohet më 30 nëntor në Shkodër nga ora 18:00.
Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare garuese, derisa më parë janë zhvilluar disa ndeshje miqësore.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe nuk ka lëndime, derisa të ftuar janë 15 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12.
Takimi i takon para kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, derisa pjesë e grupit është edhe Sllovakia.

