Me blerjen e dronëve “Bayraktar”, viti 2023 u konsiderua si viti me buxhetin më të lartë të investuar në fushën e mbrojtjes.
E krahasuar me vitin paraprak, buxheti për vitin 2024 u rrit për 30 milionë euro më shumë.
Madje ra një pozitë më poshtë.
E lidhur me këtë, Tëvë 1 ka kërkuar një qëndrim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes një përgjigje me shkrim u tha se investimet në armatime po bëhen në mënyrë të vazhdueshme.
Nga ky dikaster, u shprehën se kjo rënie ka ndodhur për shkak se shtetet tjera më të mëdha kanë bërë investime më të theksuara.
“Investimet në armatime janë duke u bërë në mënyrë të vazhdueshme, ashtu siç edhe po investohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimit dhe shkollimi të ushtarakëve. Një matje e tillë nuk do të thotë se Kosova ka pësuar regres në aspektin e fuqisë ushtarake për shkak të mosinvestimit, porse shtetet tjera më të mëdha në raport me buxhetin e përgjithshëm kanë bërë investime më të theksuara konform mundësive buxhetore të tyre që sigurisht se tejkalojnë mundësitë e Kosovës”, thuhet nga ministria.
E ish koloneli i FSK-së, Hysen Gecaj thotë se deri te kjo ka ardhur për shkak se nuk është investuar mjaftueshëm për nevojat e ushtrisë së vendit.
Kurse, njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi tregon edhe disa nga fushat tjera në të cilat realizohet kjo matje e fuqisë.
Platforma “Global Fire Power” e bënë për çdo vit vlerësimin e fuqisë ushtarake për 145 shtete të ndryshme të botës.
Kosova radhitet në vendin e 135-të për vitin 2024.