Telenews

Kosova shkatërron Qipron në Larnaca

Ndonëse pa Edon Zhegrovën, Aro Muriqin e Florent Muslijën dhe me shumë ndryshime tjera në formacion, Kosova ka dominuar plotësisht ndaj Qipros, të hënën mbrëma në Larnaca. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e shënoi fitoren e parë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

Kosova fitoi me rezultatin 4:0 ndaj qipriotëve që ishin inferiorë në fushë. Ndeshja u zhvillua në praninë e pak shikuesve, ndërsa u dominua plotësisht nga “Dardanët”.

Kosova bëri një lloj reagimi pas humbjes së thellë, 3:0, të premten në “Fadil Vokrri”. Po të premten, në ndeshjen tjetër të Grupit C2 të Ligës së Kombeve, Qiproja kishte fituar ndaj Lituanisë, 1:0.

Qipriotët megjithatë ishin pa gjasa në ndeshjen ndaj Kosovës.

Në pjesën e parë shkëlqyen Vedat Muriqi e Donat Rrudhani. Rrudhani mbuloi krahun e majtë të mbrojtjes dhe siguroi penallti të hershme. Nga pika e bardhë i saktë ishte Vedat Muriqi, që shënoi për 1:0 në minutën e nëntë.

Në minutën e 21-të, Rrudhani bëri krosim mjeshtëror, ndërsa edhe më bukur goditi Muriqi me kokë, që realizoi për 2:0.

Raste të tjera kishte Kosova në pjesën e parë, por gola të tjerë nuk u shënuan.

Menjëherë në minutën e 48-të, Rrahmani shënoi për 3:0. Pas një aksioni të bukur, Milot Rashica shërbeu Albion Rrahmanin që realizoi nga afëria. Për të ishte goli i parë me Kosovën.

Në minutën e 55-të, Rrudhani pasoi në zonë për Lumbardh Dellovën. Ai goditi saktë e fuqishëm për 4:0.

Më pas rastin e fituan edhe Ilir Krasniqi, Emir Sahiti e Eliot Bujupi, për të cilin ishte debutim. 

Sahiti goditi shtyllën me goditje të bukurr, ndërsa disa gjysmëraste i krijuan dy përfaqësueset. Por shifrat më nuk ndryshuan, 4:0  për Kosovën./Telenews/

 

Të ngajshme

Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër

Donat Hashani

Klubi i vetë e akuzoi se i lëshoi dy gola, portieri Rugji flet personalisht

Donat Hashani

Kreu i Nismës Socialdemokrate sot mban konferencë për media

Donat Hashani