Telenews

KOSOVA SIGURON DY MEDALJE NË KAMPIONATIN EVROPAIN TË BOKSIT

Kosova ka siguruar dy medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Boksit të zhvilluar në Sofie të Bullgarisë.
Taulant Jakupi dhe Donat Syla ishin boksierët nga Kosozva që patën paraqitje shumë të mira në këtë garë dhe rrjedhimisht siguruan medalje të bronzëta
Nga ana tjetër, boksierja Alnera Brahimi humbi në të tetën e finalës kundër boksieres nga Hungaria Kovacs Nikolett.
Në çerekfinale në luftë për medalje në kategorinë 86 kilogramë Taulant Jakupi boksoi kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan ku korri fitore dhe siguroi medaljen e bronztë dhe më datën 20 prill i njëjti do të boksojë për t’u kualifikuar në finale.
Poashtu medaljen e bronztë e siguroi në kategorinë 92kg Donat Syla i cili në çerekfinale mundi boksierin nga Moldavia Cojocari Daniel dhe u kualifikua për në gjysmëfinale

Të ngajshme

Kosovare Asllani kritikon Kombëtaren e Suedisë pas rezultateve të dobëta në kualifikuese

Donat Hashani

Basketbolli Kosovar sot me dy ndeshje interesante

Donat Hashani

Sot tri ndeshje super-interesante në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani