Telenews

Kosova siguron mbi 206 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar 206.4 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, përmes programeve të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Sipas Kurtit, Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, me një vlerë prej 180.5 milionë euro.

Ai ka theksuar se një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të investohet në projekte infrastrukturore.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në bashkëpunim me partnerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, fondet e miratuara do të mbështesin zhvillimin e sektorëve strategjikë dhe realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë.

Të ngajshme

Vazhdon dita e 8-të e protestës, sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë –

KushtrimGuraj

Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore –

KushtrimGuraj

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, parakalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa

KushtrimGuraj