Telenews

Kosova sot është në ditë zie

Kosova sot është në ditë zie.

Dita e zisë është shpallur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish-Sekretares amerikane të Shtetit.
“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta të mërkurën. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, tha presidentja Osmani.
Me vendim të presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Të ngajshme

VV i dërgon letër Osmanit, kanë një kërkesë për të

Blearta

Portieri i Turqisë përfundon në spital pas ndeshjes me Kosovën

Blearta

Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit për Vlerat e Luftës: Ekspozita ishte devijim i historisë

Blearta