Telenews

Kosova voton sot

kosova-voton-sot

Kosova sot mban zgjedhje, ku sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote është 2,076,290 votues.

Nga ky numër, 1,999,204 qytetarë kanë të drejtë vote brenda Republikës së Kosovës, ndërsa 77,086 qytetarë janë të regjistruar për të votuar jashtë vendit.

Lista Votuese përmban 7,192 votues më shumë krahasuar me Zgjedhjet Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime. Prej tyre, 910 qendra me 2,557 vendvotime janë të dedikuara për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një për secilën komunë, me 57 vendvotime, do të shërbejnë për votimin me kusht.

Të ngajshme

Hamza: Pres që partitë që kemi qenë në opozitë ta krijojmë qeverinë

KushtrimGuraj

Hamza: Atmosfera para votimit është pozitive, qytetarët të interesuar për pjesëmarrje në zgjedhje

KushtrimGuraj

Unioni Tregtar Britanik thirrje për marrëdhënie më të ngushta me BE-në

KushtrimGuraj