Sot gjate ditës pranë redaksisë vijon informacioni se një biznesmen kosovar është zgjedhur për here të parë në histori President në një nga organizatat me të mëdha Europiane siç është Green Building Council. Dhe siç konfirmojmë se ai është multimilioneri Bledian Ramadani, pronar i kompanisë Gitor Shpk, dhe tri kompanive tjera sipas regjistrit të ARBK-së.
Ai është zgjedhur President për Evropen Juglindore me 44 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenime, nga Këshilli Bulgar nën udhëheqjen e Presidentes Ms.Adina Welsh-Drejtoreshe në Raiffeisen Bank Bulgaria, si dhe Ms.Tzvetelina Borislavova- Drejtoreshe në Bulgarian American Credit Bank, dhe sigurisht një nga kolegët me të ngushtë të z.Ramadanit, Ivan Zaykov- Drejtor Ekzekutiv ne AGC Glass, prej edhe nga është propozuar kjo kandidature!
Kjo risi vjen pak ditë para mbajtjes edhe të shumëpërfolurit Samitit Ballkanik nga Fabrika AGC Glass në Prishtine, me date 22 maj.
Green Building Council është një nga organizatat më të mëdha Europiane, që është e lidhur direkt me fondet e Bashkimit Evropian, dhe ka në dorë një nga monopolet e rralla të certifikimit “Green Safe” të standardeve të ndërtimit, e që në Bashkimin Europian është obligative si standard gjate tërë procesit të ndërtimit.
Duke pasur parasysh qe ndërtimi në Kosovë, ditë pas dite po sofistikohet dhe po kërkon cilësi edhe me të madhe. Mirëpo përkrah cilësisë edhe eficienca gjate banimit po luan një nder rolet me te rëndësishme kudo në botë, pasi që Energjia po konsiderohetvsi resurs tejet i kushtueshëm dhe kursimi i saj del të jetë nevojë në masë të madhe për shoqërinë, kështu certifikimi me Green Building do të jetë një nga kushtet themelore të paracaktuara edhe nga Bashkimi Evropian për tërë industrinë kosovare të ndërtimit.
Biznesmeni Ramadani, ka qenë në cak të mediave kohën e fundit edhe për disa ngjarje tjera rreth industrisë se ndërtimit, dhe është një nga biznesmenët me të përfolur të momentit!