Telenews

Kosovari ndalohet në Morinë nga policia e Shqipërisë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Policia e Shtetit në Shqipëri ka deklaruar se në pikën kufitare të Morinës e kanë ndaluar 41-vjeçarin nga Kosova, me inicialet V.Z..

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai akuzohet për për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13,420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Leo dërgon dy banorë në nominim kokë më kokë

Erzana Fazliu

Emrat e finalistëve, përballje sy me sy mes banorëve në Prime!

Donat Hashani

Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri

Erzana Fazliu