Telenews

KOSOVARI NË ZVICËR THEN RËNDË RREGULLAT E KOMUNIKACIONIT DHE ARRESTOHET

Një 42 vjeçar nga Kosova brenda 24 orëve dy herë i ka shkelur rregullat e komunikacionit.
Ai në zonën 80 km/h e ka vozitur makinën e tij me 170 km/h.
I njëjti raportohet se në të njëjtën ditë është kapur nga radarët rrugor në një rast tjetër duke vozitur me 195 km/h.
Rasti ka ndodhur të premtën në Rafz që gjendet në kantonin e Zurichut.
Burri nga Kosova është arrestuar nga policia kantonale e këtij rajoni.
Atij i është marrë patentë-shoferi dhe është dërguar në stacionin policor për t’u marrë në pyetje.
42 vjeçari duhet të jap llogari para prokurorit publik të prokurorisë së Limmattal/Albis, raportojnë mediat zvicerane.

Të ngajshme

Tërmet në afërsi të Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Cila është paga mujore e Papës Leo XIV?

Valjeta Turkaj

Arrestohen dy persona në Prishtinë për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtimin e veturave

Valjeta Turkaj