Një kosovar i dënuar në Spanjë për thyerjen e dhjetëra shtëpive ka dhënë intervistë për televizionin “El Espanol”.
Ai ka rrëfyer grabitjet në shtëpië e yjeve të futbollit.
Kosovari që nuk i është bërë i ditur identiteti ka folur me emra për plaçkitjet e shtëpive të futbollistëve, ndërsa ka thënë se nuk ka pranuar ta bëj të njëjtën gjë në shtëpinë e Messit.
“Unë grabita shtëpinë e Ronaldos dhe Cruyff dhe nuk doja ta bëja te Messi. Në vitin 2021 u futa në shtëpinë e Cruyff. Aty mora një orë që i përkiste Dennis Bergkamp. Nuk kishte kamera sigurie apo alarme. Kur hyra kuptova se shtëpia e kujt ishte. Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të bastisnin shtëpinë e Messit. E kam bërë dhe jam krenar. Nuk synoja asnjëherë të plaçkisë shtëpinë e Messit. E kam bërë këtë sepse e dua Messin. Unë me grupin tim qëndrojmë edhe prapa bastisjes së shtëpisë së Benzeman, por nuk ishte aq interesante”, ka thënë kosovari. /Telenews.al/
Testimonio, en #exclusiva, gracias a @carlosquilezl:
🟠 El jefe de una banda, en busca y captura, que ha dado los golpes más sonados de nuestro país: “Yo sí que he sido el que ha robado en casa de Cristiano Ronaldo en Portugal”.#YAS23Oct
Directo ▶️ https://t.co/Zbpc7aiHYM pic.twitter.com/LKljpUtUAV
— Y Ahora Sonsoles (@YAhoraSonsoles) October 23, 2023