Telenews

KPK-ja anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka anuluar procesin e rekrutimit të prokurorëve.

Në këtë takim, KPK-ja ka marrë edhe tri vendime të tjera në mesin e të cilave ishte edhe autorizimi i kryesuesit të këtij Këshilli, Ardian Hajdaraj, që në emër të institucionit të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Këshillin e Lartë të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i saj bëhet e diyur se është avancimi i koordinimit institucional dhe shkëmbimit profesional ndërmjet dy institucioneve homologe.

Anëtarët e Këshillit u njoftuan për arritjen e moshës së pensionimit nga një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi që emri i prokurorit Slobodan Bakiq t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës për lirim nga detyra, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Në takim, Këshilli trajtoi një ankesë disiplinore dhe vendosi që lënda t’i referohet Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim të mëtejmë, në pajtim me procedurat disiplinore dhe standardet e vlerësimit profesional.

 

Të ngajshme

Kryeministri dhe qeveria bullgare japin dorëheqjen pas protestave masive

Donat Hashani

Kastrati: Kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti (VIDEO)

Donat Hashani

Lladrovci takon Ledri Vulën, vlerëson lart muzikën e tij: I ndershmi nderon

Donat Hashani