Telenews

KQZ-ja tregon se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë një datë të saktë se kur ky institucion do të thërrasë mbledhjen e radhës për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur, më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonlinen se procesi zgjedhore ndodhet në fazën e ankesave dhe se ky institucion duhet të presë përfundimin e tyre.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura, më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 28 dhjetorit, janë mbajtur para 40 ditësh.

Të ngajshme

AUV-i paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

Valjeta Turkaj

“Harron” që është i dënuar për vrasje, kosovari bie në prangat e policisë gjermane në aeroport

Valjeta Turkaj

“Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji”, Osmani publikon fjalimin në kuadër të samitit botëror

Valjeta Turkaj