Telenews

KQZ-ja zëvendëson tre anëtarë të Kuvendit Komunal në Zveçan

Komisioni Qendror Zgjedhor mori vendim në mbledhjen e sotme për zëvendësimin e tre anëtarëve të Kuvendit Komunal në Zveçan, nga radhët e PDK-së dhe LVV-së.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i tregoi emrat e anëtarëve të zëvendësuar në Kuvendin Komunal në Zveçanit.

“Në komunën e Zveçanit, Izet Peci zëvendësohet nga Jakup Peci, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje. Po ashtu në Zveçan, Ilir Peci zëvendësohet nga Ukshin Peci nga subjekti politik PDK. Prapë në Zveçan, Djellza Peci zëvendësohet nga Jehona Kelmendi nga subjekti politik PDK”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti tha se janë plotësuar kushtet ligjore për zëvendësimin e këtyre asamblistëve.

“Janë tri zëvendësime, i kemi shqyrtuar dhe analizuar secilën veçmas dhe janë plotësuar kushtet ligjore dhe i kemi sugjeruar KQZ-së të aprovohen këto zëvendësime”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, KQZ-ja nuk diskutoi për shqyrtimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, për shkak se ky raport nuk iu ishte dërguar të gjithë anëtarëve.

Të ngajshme

Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Rrezarta Ramaj

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

Rrezarta Ramaj