Telenews

KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Të mërkurën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se gjatë ditës do të publikohet lista me emrat e të gjitha subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim.

Ndërkohë, sipas Elezit, gjatë ditës së enjte KQZ do të vazhdojë me mbledhjen e radhës për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe listën me kandidatët e tyre.

Mbledhja e KQZ-së pritet të mbahet në orën 14:00 (e enjte, 14 gusht) dhe në rend dite është certifikimi i 9 subjekteve politike, prej të cilave 4 iniciativa qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 për Kryetarë të Komunave dhe 62 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Të ngajshme

Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël

Rrezarta Ramaj

Brikena “e tepron” me fotoshop, një detaj në foton e saj bie menjëherë në sy

Rrezarta Ramaj

Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

Rrezarta Ramaj