Telenews

KQZ në Shqipëri ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili subjekt politik i ka porositur ato. Ky vendim, i cili mban datën e djeshme  8 maj 2025, vlen për të gjitha radiot dhe televizionet, qofshin ato private apo publike, dhe hyn në fuqi menjëherë.

Sipas KQZ-së, çdo spot apo reklamë elektorale duhet të tregojë qartë se cilës partie apo kandidati i përket, në të kundërt, transmetimi i saj është i ndaluar me ligj.

Palët që nuk janë dakord me këtë vendim, kanë të drejtë të ankimojnë brenda tri ditëve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

“KQZ vendos ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit në të gjitha radiot dhe televizionet private si dhe radiotelevizionin publik të spoteve/reklamave që nuk identifikojnë qartë subjektin zgjedhor porositës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e KQZ-së, konfirmon A2 CNN.

Vendimi i Celibashit erdhi pas transmetimit të spotit elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili deformonte spotin elektoral të PD-së.

Kjo masë, sipas KQZ-së, bazohet në nenet e Kodit Zgjedhor dhe ka për qëllim të garantojë transparencë gjatë fushatës elektorale.

Të ngajshme

Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

KushtrimGuraj

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu