Telenews

Krasniqi: Bllokada e iniciuar dhe e mundësuar nga VV po vazhdon, për keqardhje që s’ka asnjë reflektim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si vazhdim të bllokadës së iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas përpjekjes së 23-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, e cila dështoi për mungesë të votave për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, Krasniqi tha se nuk po shihet as vullneti dhe as veprimi politik për të dalë nga kjo situatë.

“Bllokada e iniciuar dhe e mundësuar nga VV po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. As sot s’kemi institucione, po duket që s’ka as interesim e as veprim që do ta nxirrte Kosovën nga situata e rëndë,” u shpreh ai para gazetarëve.

Sipas tij, është për të ardhur keq që mungon çdo reflektim, pavarësisht gatishmërisë së një pjese të madhe të deputetëve për të mbështetur një kandidaturë të pranueshme për postin e kryeparlamentarit.

“Është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim, përkundër gatishmërisë një pjese të madhe të deputetëve edhe të partive që kanë qenë në opozitë me një kandidaturë për kryetar apo kryetare që është e pranueshme për shumicën”, theksoi Krasniqi.

Seanca e radhës për përpjekje të re për konstituim është caktuar për datën 31 maj.

Të ngajshme

Trump akuzon Kinën se e ka shkelur marrëveshjen për tarifat

KushtrimGuraj

Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?

KushtrimGuraj

“Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve ndaj ”Minatorëve” me këste

Donat Hashani