Telenews

Krasniqi feston 28 Nëntorin me të birin e Thaçit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar 28 Nëntorin teksa ka ndarë një fotografi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, dhe të birin e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.

“Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij”, ka shkruar Krasniqi duke iu referuar të birit të Thaçit.

Ai është shprehur se iu uron pavarësinë e Shqipërisë bashkë me Endritin, të gjithë shqiptarëve e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë.

“’Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë. Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dijmë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj