Telenews

Krasniqi flet për skenarët paszgjedhorë: A do të propozohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit? (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumë shpejt pritet që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, e ku më pas pritet që të bëhet edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi për Qeverinë e re.

Skenaret paszgjedhore u diskutuan sot në edicionin më të ri të DPT te Fidani.

Albert Krasniqi, nga Demokracia + deklaroi se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

“Besoj se do të jetë Albulena Haxhiu. Absolutisht se nëse e qet dhe e propozon për kryetare të Kuvendit e me shumë gjasë do t’i ketë edhe votat për ta votuar, është edhe fitore morale mbi opozitën dhe një triumf simbolik”, deklaroi Krasniqi.

 

Të ngajshme

Çfarë dihet deri tani për rastin në lokal, në Gjakovë, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos

Valjeta Turkaj

BE ofron 458 milionë euro ndihmë humanitare për Lindjen e Mesme

Valjeta Turkaj

Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

Valjeta Turkaj