Elbert Krasniqi, kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), sot ka deklaruar se shtatë deputetë nga komunitetet pakicë joserbe janë të gatshëm të votojnë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për formimin e një Qeverie të re, udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Krasniqi tha se mbështetja për Qeverinë Kurti është një akt i domosdoshëm, pasi, sipas tij, “Kurti i ka fituar zgjedhjet dhe ka shumicën e shqiptarëve. Tash po i relatizojmë numrat, por është 42.3%, është shumë, është thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë dhe për neve ky është një vlerësim i qytetarëve të Kosovës i rëndësishëm dhe që duhet të respektohet”, tha ai para mediave.
Pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, Krasniqi konfirmoi se qëndrimi i mbështetjes për Qeverinë Kurti është i njëjtë për të gjithë deputetët e grupit parlamentar të pakicave joserbe, të cilët deri më tani numërojnë shtatë deputetë.