Telenews

Krasniqi: Kemi nisur punën për rikthimin e PDK’së në Rahovec

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur optimist se mund ta rikthejë qeverisjen e partisë së tij në komunën e Rahovecit pas emërimit të kryetarit të ri të degës, Edon Cana.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec është para një momentumi të ri, përplot optimizëm. Me vullnet dhe energji të reja, Kryetari i ri i Degës, Edon Cana, së bashku me Kryesinë, kanë nisur punën për rikthimin e PDK-së në këtë komunë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shkoi në këtë komunë për, siç tha, të parë nevojat e qytetarëve dhe për të diskutuar mbi to bashkë me kryesinë e partisë.

“Me Edonin dhe Kryesinë e PDK-së në Rahovec diskutuam për planet drejt riorganizimit strukturor dhe për nevojat e kërkesat e qytetarëve të kësaj komune. Edoni, si diplomat i suksesshëm, person i edukuar me shkollim superior, djalë që i do shumë Rahovecin dhe bashkëqytetarët e tij, është i përkushtuar për të krijuar alternativë dhe shpresë për të ardhmen. Në këtë mision, Edoni dhe ekipi i tij e kanë prapa tërë Partinë Demokratike të Kosovës!”.

Të ngajshme

Bedri Hamza u premton zjarrfikësve kaq % rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj

Donat Hashani

Arrestohen tre persona në Prishtinë, njëri për financim të terrorizmit

Donat Hashani

Ky është majori i policisë që u dërgua në procedurë disiplinore, mori pjesë në tubimin e LDK-së

Donat Hashani