Telenews

Krasniqi: Kosova, në situatën më të rëndë që nga paslufta

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova është duke e përjetuar situatën më të rëndë që nga paslufta.

Sipas tij, kjo situatë e rëndë vije për shkak të inflacionit, reduktimeve të energjisë, rritjes së çmimeve, papunësisë, ikjes së të rinjve e mungesës së investimeve publike.

“E përderisa qytetarët pyesin se ku është qeveria për të ndërmarrë veprime lehtësuese, qeveria vepron me masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, duke ua ndalë pagat për shkak të grevës”.

“Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur dhe pa kurrfarë vizioni për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve mund të lëshohet në vendime të tilla arbitrare. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai tha se ministri Murati sot do të duhej të dilte me masa ekonomike e iniciativa konkrete, e jo duke e luajtur, sipas tij, rolin e ndëshkuesit.

“Me këtë qasje, qeverisja depresive e Albin Kurtit, po provon ta grabisë në mënyrë represive të drejtën e mësimdhënësve e shërbyesve civilë për të jetuar dinjitetshëm. Kjo e drejtë nuk mund t’iu mohohet as mësimdhënësve, as askujt tjetër. Prandaj, zgjidhje është dialogu e jo hakmarrja”.

“Fytyra e qeverisjes së Kosovës së pavarur e demokratike nuk duhet të jetë qeverisja depresive e represive. Qeveria duhet që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të lejë anash këtë logjikë shantazhi e revanshi. Kjo situatë kërkon masa lehtësuese për gjendjen, jo masa ndëshkuese për mësuesit”, shkroi Krasniqi

Të ngajshme

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj