Telenews

Krasniqi kujton marshin për ish-krerët e UÇK-së: Ata do të kthehen ashtu siç shkuan, të pafajshëm!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar marshin me rreth 100 mijë qytetarë i cili u bë dy vjet më parë për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ai thotë në Facebook, se ajo ditë ishte e mbushur me krenari, dhembje dhe vendosmëri, sepse “kur padrejtësia bëhet ligj, qëndresa bëhet detyrë”.

“Sot, ndërsa kujtojmë atë ditë, jemi më të bashkuar se kurrë në pritjen e kthimit të heronjve tanë në atdhe. Pas një sage të gjatë, besojmë se ata do të kthehen ashtu siç shkuan – të lirë dhe të pafajshëm! Historia nuk rishkruhet, e vërteta nuk mund të ndryshohet dhe lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë”, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë postimi i plotë:

https://www.facebook.com/watch/memli.krasniqi/?ref=embed_video

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj