Telenews

Krasniqi: Kurti e ka të ndaluar të shkojë në SHBA

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka të ndalur të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pse s’ka shku atje, unë kam shkuar atje, ata kanë anuluar takimet në SHBA”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ka lobuar në heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“A ka më dhimbshëm që sot BE-ja vendos me ja hap negociatat Ukrainës që është në luftë. Bjellorusisë që ka probleme si ne me veri, Bosnjës dhe që është shumë më e varfër se ne, kurse Kosovës nuk ia trajtojnë as aplikacionin”, ka thënë tutje Krasniqi në Kanal10, duke fajësuar Kurtin për regres në shumë fusha.

Sipas tij ky draft është si pasojë e gabimeve të kryeministrit Kurti./Telenews/

Të ngajshme

Formimi i një komisioni të ekspertëve të kualifikuar për rishikimin e doracakëve është një hap i nevojshëm

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të premten dhe fundjavë në Kosovë?

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu