Telenews

Krasniqi: Në Raportin e Progresit është përmendur 99 herë fjala korrupsion

 

 

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.

Përmes një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se korrupsioni është në institucione.

Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!”.

Në videon që e ka shpërndarë ai thuhet se “korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Krasniqi.

 

Të ngajshme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj