Telenews

Krasniqi niset për në Hagë, pas “Marshit për Drejtësi”

Kryetrai i PDK-së, Memli Krasniqi pas “Marshit për Drejtësi”, që u mbajt sot në Prishtinë e ku mblodhi mijëra persona, është nisur për në Hagë, shkruan “Zeri.info”.

Këtë e ka barë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet në aeroplan dhe të veshur ka një bluzë me mbishkrimin “Liria ka Emër”.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin më 3 prill në gjyq për krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit. Procesi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Akuzat që përfshijnë vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë, lidhen me periudhën e luftës, më 1998/99.

Të ngajshme

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj