Telenews

Krasniqi: Partitë politike kanë rënë gjithmonë në gracka që i ka drejtuar Kurti (VIDEO)

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka thënë se partitë politike në vend, pos Lëvizjes Vetëvendosje, çdo herë kanë rënë në grackën e Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së.

Në emisionin DPT Fidani, ai u deklarua kështu kur u pyet se a ka gjasa që kryeministri në detyrë Albin Kurti të bëjë një lojë me partitë opozitare duke u lënë atyre formimin e qeverisë, dhe që të votojnë për zgjedhjen e presidentit, pasi mund të edhe opozita të mos i ketë votat e duhura për zgjedhjen e presidentit që do të bëhet në vitin 2026.

“Partitë politike kanë rënë vazhdimisht në grackat të cilat i ka drejtuar Z.Albin Kurti, ai iu ka treguar se PDK dhe LDK nuk bënë të kenë koalicione dhe ato ashtu kanë vepruar”.

“Ai ka thënë se individë brenda subjekteve politike nuk janë të përshtatshëm e zëmë tek LDK-ja e ka sulmuar Z.Agim Veliu dhe ata e kanë hequr iu ka treguar se kush bënë dhe kush nuk bënë, dhe këta vazhdimisht kanë shkuar sipas kushteve të lojës që ua ka caktuar Z.Kurti. Kjo ka qenë një gabim dhe kjo i ka dobësuar pa masë partitë politike, që në legjislaturën kanë qenë në opozitë”, ka thënë Krasniqi.

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj