Telenews

Krasniqi (PDK): Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit duhet të respektohen

Altin Krasniqi, nga radhët e PDK-së, ka folur nga holli i Kuvendit të Kosovës, ku PDK dhe Aleanca po qëndrojnë duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Krasniqi tha se Kosova, që nga 8 gushti, ndodhet në një situatë jo normale dhe se kriza aktuale nuk duhet të trajtohet si një mosmarrëveshje e zakonshme politike.

“Që nga data 8 gusht, Kosova nuk është në një situatë normale. Jemi përballë një krize që nuk mund të trajtohet si një mosmarrëveshje e zakonshme politike. Në këtë moment, përgjegjësia për secilin prej nesh është e qartë: ta mbrojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve tona”, tha ai.

Sipas Krasniqit, mosrespektimi i Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit krijon një precedent të rrezikshëm.

“Kur Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit nuk respektohen, krijohet një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm, që rregullat politike të varen nga vullneti i një personi apo nga kalkulimet e një partie politike. Kjo nuk mund të normalizohet”, deklaroi Krasniqi.

Të ngajshme

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Yllka Gashi

Yllka Gashi

Kurti: Pasditen e sotme takohem me Ulutashin për hapjen e Urës së Ibrit

Yllka Gashi