Telenews

Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Përveç çlirimit e pavarësisë s’kanë pasur tjetër projekt rezervë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar protestën masive që u mbajt një vit më parë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka theksuar se ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve të vendit me drejtësinë e luftës për liri është duke vazhduar edhe sot, duke u bërë kështu rreth tri vite e gjysmë nga fillimi i këtij procesit të gjykimit në Hagë.

Krasniqi ka thënë se misioni i ish-krerëve të UÇK-së ka qenë mbrojtja e Kosovës dhe fitimi i pavarësisë, teksa ka shtuar se ata nuk kanë pasur tjetër projekt rezervë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal. Besa, nuk ka se si të jetë ndryshe për këta burra, të cilët, përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se deri në ditën e madhe të lirisë së tyre “qytetarët janë me ta dhe se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri”.

source

Të ngajshme

Ekzekutohen shtesat për fëmijë dhe lehona

Rrezarta Ramaj

Berisha: Me 8 maj shqiptarët mblidhen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore

Valjeta Turkaj

Formohet komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Valjeta Turkaj