Telenews

Krasniqi për rastin e gruas së vrarë: Ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka shprehur ngushëllime familjes së gruas që sot është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se duhet të veprohet sa më shpejt nga shteti për rastet e dhunës që janë duke u bërë në baza gjinore.

“Tragjike, mizore, çnjerëzore! Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre”.

“Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit”.

“E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj