Telenews

Krasniqi për vdekjen e babait të Thaçit: Shtyllë e vlerave atdhetare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Krasniqi ka thënë se Haxhi Thaçi vdiq pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Ai tha se Haxhi Thaçi ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin shqiptar, shkruan Insajderi.

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë. 

Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. 

U prehtë në paqe”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1151733712992024&set=a.333545488144188&type=3&ref=embed_post

Të ngajshme

Moti sot i vranët

Erzana Fazliu

Behrami: Herën e fundit që e vizitova Bacën Haxhi në spital, më tha se Hashimin s’e ndaj kurrë nga shokët e tij atje

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 17 mars

Erzana Fazliu