Telenews

Krasniqi: Sot Marshojmë për Drejtësi, krenarë me historinë tonë dhe themeluesit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot, përmes Marshit për Drejtësi, bashkë me mijëra qytetarë do t’i tregojnë botës për krenarinë ndaj historisë tonë më të lavdishme dhe themeluesve të UÇK-së.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme.  Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të takohen nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj