Telenews

Krasniqi: Të rinjtë po largohen nga Kosova, shkak qeverisja e paaftë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur takim të përbashkët me kryetarët e Degëve të PDK-së, ku kanë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në nivelin qendror dhe lokal në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social të tij në Facebook, ai shkroi se vizitat që kanë bërë nëpër Kosovë dhe gjithashtu takimet e përditshme, ndajnë një problematikë për të rinjtë që po ikin nga Kosova, shkruan Telenews.

E për këtë problem sipas tij, kjo po ndodh nga Qeverisja e paaftë e nivelit qëndror.

Ndërkaq Krasniqi bëri me dije se në këtë takim me kryetarët e degave të PDK-së u dakorduan për nevojën e zgjerimit të komunikimit me të gjithë qytetarët, pa dallim, për të parë më afër nevojat dhe kërkesat që kanë dhe që u nevojiten atyre, shkruan Telenews.

Tutje ai shtoi, që së bashku mund ta ndërtojnë të ardhmen dhe një vend me mirëqenie të lartë dhe cilësore. \Telenews\

Postimi i plotë i tij:

Të ngajshme

Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40-vjeçar pas një debati

Blearta

32 foshnja të braktisura në QKUK vetëm gjatë vitit 2025

Blearta

SHBA-ja dhe Irani ende larg marrëveshjes finale

Blearta