Telenews

Krasniqi uron Thaçin për ditëlindjen e 57-të: Mos u vono më shumë President, po të presim të gjithë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbushur 57 vjet.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Thaçin për ditëlindje, ku edhe ka shkruar se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Urime ditëlindjen, President! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Tutje, ai ka pohuar “Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik”.

“Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë. Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”, deklaroi ai.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga viti 2020.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi