Telenews

Krasniqi viziton Thaçin në Hagë: Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet vizita te babai

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish presidentin Hashim Thçi në Hagë, raporton Gazeta Blic.

“Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm”, ka shkruar ai.

“Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Sot, një tjetër vizitë në Hagë – në një vend që për Hashim Thaçin dhe çlirimtarët tanë është një betejë e re. Një front ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – me qëndresë dhe dinjitet.

Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë. Me të njëjtën energji dhe optimizëm, foli për Kosovën, për rrugën tonë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë – e cila gjithmonë kërkon sakrificë dhe angazhim të pandalshëm.

Asnjë ankesë, asnjë shenjë hidhërimi – edhe pse padrejtësisht i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë. Vetëm një besim i palëkundur se drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.

Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!

Të ngajshme

Parashikimi i motit për këtë javë

Erzana Fazliu

8 këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës 10 mars 2025

Erzana Fazliu