Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar para seancës së 49-të konstituive, e cila edhe sot do të nisë me vonesë, pasi nuk ka filluar në ora 11:00, ashtu siç u paralajmërua.
Ai para gazetarëve tha se i takon partisë së parë, VV-së që të propozojë një deputet që nuk ka qenë ministër, e që sipas tij, ndoshta kështu gjendet zgjidhja.
“Ju e dini, Partia Demokratike e Kosovës diku 50 herë ka folë për këtë punë. I takon partisë së parë me e propozu dikë prej deputetëve të vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta e bëjnë zgjidhjen”, tha Krasniqi.