Telenews

KRASNIQI: ZBARDHJA E FATIT TË TË PAGJETURVE DHE NDËSHKIMI I KRIMINELËVE TË LUFTËS DO TË JENË PËRHERË KËRKESAT E KOSOVËS

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 376 civilët të masakruar nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, e që disa prej tyre ende janë të pagjetur.
Krasniqi ka thënë se Masakra e Mejës është ndër masakrat më të mëdha të kryera në Kosovë.
“Masakra e Mejës, ndër më të mëdhatë të kryera në Kosovë, shpërfaq barbarinë e një regjimi, qëllimi i vetëm i të cilit ishte spastrimi etnik i shqiptarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjurmët e këtyre krimeve nuk mund të fshihen.
Tutje Krasniqi ka thënë se zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i krimineleve të luftës do të jenë kërkesat e Kosovës.
“Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe ndëshkimi i kriminelëve të luftës, do të jenë përherë kërkesat e Kosovës derisa drejtësia të vihet në vend”, ka thënë lideri i PDK-së.

Të ngajshme

Temperaturat deri në 23 gradë, ky është parashikimi i IHMK-së për sot

Yllka Gashi

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi