Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK Adrian Krasta, i cili së fundi është akuzuar nga ish- Kryetari i Bordit të RTK’së se nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj drejtorit të televizionit Rilind Gërvalla për skandalin me Slobodna Bosna, ka folur sonte në RTK.
Përvec tjerash aty ka përmendur edhe partitë opozitare kosovare që po e bojkotojnë RTK’në me arsyetimin se është kapur nga pushteti.
Tutje, ka apostrofuar LDK’në.
“Ky është një mendim i LDK-së që praktikisht nuk ndihmon as Kosovën as LDK-në. Unë them që LDK-ja duhet të jetë vazhdimisht në RTK, edhe në programin “Prime”, ka thënë ai.
“Të gjithë duhet të vijnë, duhet të ndryshojë ky mentalitet. Të vijnë e të flasin e të bëjnë analiza si mund të ndryshojë ky vend”, ka shtuar ai.

