Telenews

Krerët e shtetit pritet të bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës së Kosovës

Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, zyra e Kryeministrit dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet që të bëjnë homazhe për personat e pagjetur ende.

Duke filluar nga ora 10:00, Osmani do të bëj nderime tek memoriali për të Pagjeturit.

Ndërsa, zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”, do të organizojë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Në ora 12:00, e para e shtetit bën homazhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor, që do ta organizojë zyra e kryeministrit në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”.

source

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

Valjeta Turkaj

Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni dot me mend

Valjeta Turkaj

Shqipëria goditet nga një tërmet

Valjeta Turkaj