Telenews

Kreu grabitje në dy markete, dënohet me 5 vjet burgim

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për dy raste të grabitjeve nëpër dy markete në këtë qytet.
Kjo gjykatë ka treguar se për cilat raste të vjedhjeve bëhet fjalë.
“I akuzuari me datë 14.01.2022, në ora 20:41 minuta, në rrugën “Avdulla Presheva” respektivisht në Marketin “Bum”, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market
dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrintë grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të
panjohur”.
“Po ashtu, me datë 20.01.2022, në ora ora 19:24, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në Marketin “Molla Express”, në Gjilan, i pandehuri i kamufluar me një kapelë, maskë,
dorëza në duar hynë në market dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikë ndaj arkëtares ka arritur të grabis nga arka shumën prej 600 Euro dhe të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Të ngajshme

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Deliu: E pakuptueshme, Qeveria i ndau 27 mln euro për studentë, ndaj RTK-së thotë se s’ka bazë ligjore

KushtrimGuraj

Pjesëtarët e FSK-së trajnojnë ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe

Donat Hashani