Telenews

Kreu i naftëtarëve kosovarë: Lus tregtarët e marketeve të mos rrisin çmimet në kurriz të derivateve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka dhënë një lajm të mirë, siç e ka quajtur ai, për të gjithë qytetarët e vendit, sa i përket çmimeve të derivateve.
Në një përgjigje për Teve1.info, Berjani tha se çmimet e derivateve kanë rënë dhe janë duke rënë akoma.
“Një lajm i mirë është për qytetarët tanë. Se çmimet e derivateve kanë rënë dhe janë duke rënë akoma. Derivatet kanë rënë në Berza dhe organizatën prodhuese OPEC dhe kjo po reflekton edhe te ne”, tha ai.
Tutje, Berjani pati edhe një kërkesë për tregtarët e marketeve që të mos i rrisin çmimet në kurriz të derivateve.
“Lus tregtarët e marketeve, ju që i keni rritur çmimet në kurriz të derivateve, ulni çmimet, nuk keni arsye tani t’i mbani këto çmime se derivatet janë ulur e çmimet janë duke u ulur akoma”, tha ai për teve1.info.
Ndryshe, ditë më parë, naftëtarët në Kosovë kishin paralajmëruar se çmimi i naftës për një litër do të arrijë në 2 euro.

Të ngajshme

Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë, kur duhen 80, e kur 61 deputetë?

KushtrimGuraj

Lladrovci: Stadiumi nacional do të jetë në zonën më strategjike, në zemrën e Kosovës

KushtrimGuraj

Lekaj: Familja Jashari duhet të mbetet e pastër e emblematike dhe jashtë politikës

Rrezarta Ramaj