Organizatat e dala nga lufta gjatë ditës së nesërme do të organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale.
Lidhur me protestën e nesërme ka folur edhe Hysni Gucati- kreu i kësaj organizate.
Ai për RTV Dukagjini u shpreh se në Prishtinë do të vijnë 106 autobusë për protestën e nesërme.
”106 autobusë janë që do të vijnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës.Po kemi marrë informata që do të vijnë protestues edhe nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut” ka thënë ai.
Tutje ai ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa për mbështetjen.
“Kemi marrë mbështetje edhe nga Isa Mustafa që dua ta falënderoj shumë dhe dua t’i uroj shëndët së pari se e di që është keq me shëndet se edhe në Hagë kur ishte në vizitë ka qenë keq me shëndet, kur na ka vizituar. Kemi marrë mbështetje edhe prej kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka ba një gjest hala më të mirë që asnjë kryetar deri më sot nuk e ka bërë, domethënë autobusët urban prej Fushë Kosovës deri në Prishtinë janë pa para dhe brenda qytetit nesër janë autobusët pa para për ata që dojnë me ardhë në sheshin “Skënderbeu”, në protestë”, është shprehur Gucati.