Telenews

Kreu i PDK-së i reagon Kurtit: Thur elozhe për Ivanoviqin, i nënçmon veteranët e UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, veteran të rrejshëm i cili sipas tij, po i nënçmon veteranët e UÇK-së.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë që qeveria ia ka ndaluar fjalën kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

“Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike. Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë. Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare”.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës. E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës. Turp!”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Të ngajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Valjeta Turkaj

Policia rrit prezencën, K9 në terren para ndeshjes Kosovë-Turqi

Valjeta Turkaj

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Valjeta Turkaj