Telenews

Krijohet ekipi i parë i futbollit për meshkuj i përbërë tërësisht nga persona transgjinorë

Fénix FC është ekipi i parë federativ i futbollit për meshkuj i përbërë ekskluzivisht nga persona transgjinorë . Më 21 shtator, ata arritën të bënin debutimin e tyre në një ligë rajonale në Spanjë.

Hugo Martínez, themeluesi i klubit , u detyrua të largohej nga ekipi i futbollit të femrave ku luante për shkak të abuzimit dhe paragjykimit që iu nënshtrua kur filloi tranzicionin e tij.

“Unë isha një djalë që luaja në ekipin e vajzave, por pa ndryshuar ID, kështu që nuk më lejuan të luaja ende me djemtë ”, tha ai.
Hugo më pas kontaktoi djem të tjerë transgjinorë që donin të luanin futboll përmes rrjeteve sociale. Ishin deri në 30 vullnetarë, të njëjtët që aktualisht përbëjnë një ekip, të cilit iu deshën tre vjet për t’u nisur klubin.

Federata Katalane e Futbollit tha se ligat e saj për meshkuj kanë qenë të përziera për dy sezonet e fundit, kështu që lojtarët e çdo gjinie mund të marrin pjesë.

 

Të ngajshme

Pacolli thotë se Kosovës së shpejti i vijnë njohje të reja

Donat Hashani

Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Donat Hashani

Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

Erzana Fazliu