Telenews

Krijuesi i “Squid Game” shpjegon arsyen pas skenës tronditëse ku vdes një personazh kryesor në sezonin e ri

Krijuesi i serialit “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk, ka shpjeguar arsyet pas një skene tronditëse në sezonin e tretë, që tani është në Netflix dhe konsiderohet si sezoni përfundimtar i serisë.

Sezoni i tretë sjell rikthimin e lojtarëve të njohur si Gi-hun (lojtar 456), Hyun-ju, Jung-bae, dhe të rinjve 149 dhe 007 – nëna dhe djali Geum-ja dhe Young-sik, të cilët mbijetuan në lojëra të mëparshme.

Në këtë sezon, lojtarët ndahen në skuadra për një lojë Gjuajtje e Lirë (Hide and Seek) që në stilin tipik të “Squid Game” nuk është aspak e zakonshme. Për herë të parë, lojtarët duhet të vrasin njëri-tjetrin për të kaluar lojën.

Hwang Dong-hyuk

Kështu, secili gjuajtës duhet të vrasë një lojtar për të kaluar, ndërsa lojtarët që fshihen kanë mundësinë të fshihen ose të ikin. Në këtë lojë, Geum-ja është lojtar që fshihet, ndërsa djali i saj Young-sik është gjuajtës.

Shumë fansa prisnin që Young-sik të vriste nënën e tij, por në një moment të papritur dhe tronditës, Geum-ja vret djalin për të mbrojtur Jun-hee dhe foshnjën e saj të sapolindur.

Foto: Netflix

Krijuesi Hwang shpjegon se kjo skenë paraqet një dilemë morale të madhe për Geum-ja, e cila duhet të zgjedhë mes foshnjës që e ndihmoi të lindë dhe djalit të saj, i cili dëshiron ta vrasë foshnjën.

Ai synonte të thyente pritshmëritë e publikut dhe të krijonte një moment tronditës, por gjithashtu të kuptueshëm dhe që njerëzit të lidhen me dhimbjen dhe dilemën e personazhit.

Pas lojës, Geum-ja kryen vetëvrasje për shkak të traumës ekstreme që përjetoi.

Hwang pret që kjo skenë të shkaktojë shumë debate për zgjedhjen e vështirë, ndërsa vetë ai nuk jep një përgjigje për atë se cila është zgjedhja e duhur.

Foto: Netflix

Në fund, krijuesi thotë se të gjithë në jetë do të përballen me momente kur duhet të sakrifikojnë diçka shumë të rëndësishme për të mirën më të madhe, qoftë si individë apo si shoqëri.

“Squid Game” sezoni i tretë është tashmë i disponueshëm për t’u ndjekur në Netflix.

Të ngajshme

Dua Lipa dhe Callum Turner publikojnë fotografi nga pushimet verore në Itali – çifti i fejuar po e shijojnë në maksimum kohën së bashku

KushtrimGuraj

Pamje nga festa e ditëlindjes së Lelës (Foto)

Donat Hashani

Detaje interesante nga aktakuza e Prokurorisë kundër Feros

Donat Hashani