Telenews

Krimet e Rënda arrestojnë personin që kërkohej për fajde

 

 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar të dyshuarin A.G., i cili po kërkohej nën dyshimin se është i përfshirë në rastin penal “Fajdeja”.  

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se ka qenë në kërkim policor që nga muaji maj i vitit të kaluar.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18.10.2022, ka iniciuar rast për veprën penale ‘Fajde’ dhe me datën 20.10.2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal, kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit me datën 04.05.2023, ka dorëzuar poashtu edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin A.G.

Më datën 17.05.2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G. në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe  është arrestuar  dje më datë 11.04.2024.”

source

Të ngajshme

Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë

Donat Hashani

Bllokada institucionale vë në rrezik miliona euro për komunat

Donat Hashani

Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit: Ati themeltar i republikës sonë, sot ecim hapave të tij

Donat Hashani