Telenews

Krimet Ekonomike tregojnë se për çka u arrestuan zyrtarët e Komunës së Gjakovës

te-shtena-me-arme-nga-vetura-ne-levizje,-policia-po-heton-incidentin-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjakovë, drejtorin e Urbanizmit, Arben Bakallin,  Afërdita Lamën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Gjakovë dhe Elida Bejtullahu, ish-ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Gjakovë, e cila edhe më parë ishte akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Arianit Kupa, zyrtar.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime hetimore sipas autorizimit të prokurorit të shtetit, mbi dyshimet se zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Gjakovë, kanë mundësuar kundërligjshëm bartjen e pronave në pronësi të personave të tretë.

“Pas një mori veprimesh hetimore, të kryera në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se katër të dyshuar (dy meshkuj dhe dy femra) nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Gjakovës, dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave tek personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë”, thuhet në njoftim.

Krimet Ekonomike kanë njoftuar se personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe me aktvendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Zhvillimet e ditës së premte 25 korrik 2025

Erzana Fazliu

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

KushtrimGuraj

Izraeli dhe SHBA-të largohen nga bisedimet për armëpushim në Gaza

KushtrimGuraj