Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për krimet zgjedhjet në 39 çështje.
Sipas një postimi në Facebook, bëhet e ditur se 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit, 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
24 të tjera materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Tutje, njoftohet se 17 materisle janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë, dhe një material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.
Pjesë e mbetur është në proces verifikim, thotë tutje SPAK në njoftim.